foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Kina planifikon të lëshojë raketën e saj të brezit të ri “Marshimi i Madh-8 Y2” në fund të shkurtit ose fillim të marsit nga ishulli jugor Hainan, thanë të premten burime nga Akademia për Teknologjinë e Lëshimit të Mjeteve e Kinës, prodhuesi kryesor i raketave në vend.

Raketa mbërriti në Qendrën e Lëshimeve Hapësinore të Wenchang-ut të premten, pas një jave transporti në det, dhe do t'i nënshtrohet montimit dhe testimit përfundimtar në vendin e nisjes. Misioni i planifikuar “Marshimi i Madh-8” do të jetë lëshimi i parë i një rakete nga Kina këtë vit.

“Marshimi i Madh-8”, një raketë bartëse me kapacitet ngritjeje mesatar dhe me dy faza, është 50.3 metra e gjatë dhe mund të ngrejë deri në 356 tonë. Ajo përdor lëndë shtytëse të lëngshme me një kapacitet prej 5 tonësh për orbitën heliosinkrone në një lartësi prej 700 km.

Raketa, e projektuar si për lëshime në tokë, ashtu edhe për det, e bëri fluturimin e saj të parë më 22 dhjetor 2020, po nga Wenchang-u.

Raketa ka mbushur zbrazëtinë në aftësinë e lëshimit të Kinës në orbitën heliosinkrone dhe ka përmbushur nevojat e misioneve të lëshimit me dendësi të lartë për anijet kozmike të orbitës së mesme dhe të ulët. (Fang Xiaoyu/Artan)