foto nga VCG

foto nga VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian u shpreh në një konferencë shtypi të premten se sanksionet e reja të palës amerikane ndaj kompanive kineze të teknologjisë janë një “veprim tipik ngacmimi”.

Siç njofton uebsajti “Federal Register”, qeveria amerikan ka vendosur të ushtrojë sanksione ndaj tre kompanive kineze të teknologjisë hapësinore të premten, për të ashtuquajturat “veprimtari të përhapjes së teknologjisë së raketave.”

Zhao Lijian u shpreh se Kina kundërshton përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe mjeteve të tyre të shpërndarjes, dhe gjithmonë kontrollon me mënyrë të rreptë eksportin e raketave dhe të pjesëve e teknologjive të lidhura me to sipas ligjit përkatës kinez.

“Bashkëpunimi normal i Kinës me vendet përkatëse nuk shkel asnjë ligj ndërkombëtar dhe nuk përfshin përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë,” theksoi Zhao Lijian.

Zëdhënësi tha më tej se ShBA-ja zbaton standarde të dyfishta në çështjen e mospërhapjes, duke shpjeguar se Uashingtoni mbështet aleatët në prodhimin e raketave e të teknologjive përkatëse dhe po planifikon t’i shesë Australisë raketa kruiz “Tomahawk” që mund të fluturojnë deri në një lartësi 2500 kilometra dhe mund të mbajnë mbushje bërthamore.

“Kina i kërkon palës amerikane që të ndreqë menjëherë gabimet e saj, të tërheqë vendimin përkatës të sanksioneve dhe të ndalojë shtypjen e kompanive kineze dhe njollosjen e Kinës”, tha Zhao, duke shtuar se “Kina rezervon të drejtën për të marrë masa të mëtejshme“. (Fang Xiaoyu/Artan)