Së fundmi, kompania e famshme ndërkombëtare e konsulencës “Edelman” publikoi rezultatet e sondazhit të vitit 2022 “Barometri global i besimit”, i cili ka tërhequr vëmendje të madhe. Në këtë sondazh besimi që mbulon 27 vende, vendet perëndimore, si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, patën një renditje të ulët. Vetëm 39 % e qytetarëve amerikanë i besojnë qeverisë së tyre.

Për sa i përket besimit në media, amerikanë i besojnë medias së tyre 39 %, me një rënie e ndjeshme nga viti 2021. Kjo tregon se publiku amerikan është gjithnjë e më mosbesues ndaj mbulimit mediatik të mbushur me paragjykime, dezinformacion dhe grindje të brendshme politike.

Kina shënoi rezultate të larta në këtë sondazh. Sipas sondazhit, populli kinez i beson qeverisë së vet deri në 91 %, që është në përputhje me rezultatet e një sondazhi 10-vjeçar të Universitetit të Harvadit të publikuar më parë. Besimi i popullit kinez te media e vendit të vet është 80%. Të dy treguesit kryesojnë në listën e 27 vendeve.

Nuk është e vështirë të shihet se rezultatet e sondazhit janë krejt të ndryshme nga retorika e mediave perëndimore. Kjo shpjegon nga një aspekt tjetër përse vendet perëndimore humbasin vazhdimisht besimin e publikut. Në gazetat dhe televizonet amerikane ka shumë raporte për masat e parandalimit të epidemisë të Kinës “që kufizojnë liritë civile” dhe “pengojnë zhvillimin ekonomik”. Megjithatë, pikërisht se Kina këmbëngul në politikën “zero-COVID dinamike”, gjendja e përgjithshme e epidemisë u kontrollua dhe PBB-ja e Kinës u rrit 8.1%. Ndërsa në ShBA, rimëkëmbja ekonomike është e dobët, çmimet janë rritur dhe epidemia ka dalë jashtë kontrollit. Madje edhe maskat që mbajnë anëtarët e Kongresit, janë nga Kina.

Raporti i “Edelman” vë në dukje se “rrethi vicioz i pandershmërisë kërcënon stabilitetin shoqëror", dhe rrënjët e kësaj janë në "mungesën e aftësisë udhëheqëse" në qeveri dhe media. (Fang Xiaoyu/Artan)