Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Një tren i ri mallrash, i ngarkuar me 445 tonë mallra, u nis nga Quanzhou, provinca Fujian e Kinës lindore për në Moskë të martën në mëngjes.

Kjo është linja e parë e trenit të mallrave Kinë-Evropë nga Quanzhou, e cila është një pikënisje e rëndësishme në Rrugën Detare të Mëndafshit.

Treni është planifikuar të arrijë në Moskë, Rusi, përmes stacionit kufitar të Manzhouli në rreth 20 ditë, duke kursyer 25 ditë në krahasim me transportin detar, bën të ditur “Xinhua”.

"Shërbimi i ri i trenit do të ulë ndjeshëm kostot tona të transportit", -tha Chen Hanhe, kryetar i “Mega Soft Co., Ltd”, një prodhues i produkteve higjienike.

Si një qytet i orientuar drejt eksportit, vëllimi i eksportit të Quanzhou tejkaloi 200 miliardë juanë (rreth 31.5 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2021, sipas Zhang Xiaohong, drejtor i zyrës së tregtisë së Quanzhou.

Vëllimi i tregtisë së Quanzhou me vendet dhe rajonet përgjatë Rrugës Detare të Mëndafshit tejkaloi 100 miliardë juanë vitin e kaluar, tha Zhang, duke shtuar se shërbimi i ri i trenit të mallrave do t'i shtojë një vrull të ri eksportit të qytetit. (Elona)