Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës njoftoi se PBB-ja e Kinës në vitin 2021 u rrit me 8.1%, duke arritur një vlerë të përgjithshme mbi 114 trilionë juanë (rreth 18 trilionë dollarë amerikanë).

Drejtori i Zyrës Kombëtare të Statistikave Ning Jizhe u shpreh: ”Prodhimi industrial i Kinës vazhdoi të zhvillohet dhe prodhimi i teknologjisë së lartë dhe prodhimi i pajisjeve u rritën me shpejtësi. Vlera e shtuar e ndërmarrjeve mbi madhësinë e përcaktuar gjatë gjithë vitit u shtua me 9.6 % krahasuar me vitin 2020, me një normë mesatare rritjeje 6.1% në dy vjet.”

Për sa i përket tregtisë së jashtme, vëllimi i përgjithshëm i importit- eksportit në vitin 2021 i kaloi 39 trilionë juanëz, duke tejkaluar për herë të parë kufirin 6 trilionë dollarë amerikanë.

Sipas kryestudiuesit të Qendrës Ndërkombëtare të Shkëmbimeve Ekonomike të Kinës Zhang Yansheng, situata e import-eksportit të Kinës në vitin 2021 do të japë një kontribut të madh si në ekonominë kineze, ashtu edhe në atë botërore. Për këtë ka dy arsye. Së pari, Kina promovon zhvillimin me cilësi të lartë të tregtisë së jashtme, prodhimit dhe ekonomisë, gjë që pasqyrohet qartë në përhapjen globale të epidemisë së koronavirusit dhe situatën gjithnjë e më serioze. Së dyti, mëkëmbja e rritjes së kërkesës së jashtme globale e nxitur nga stimujt ekonomikë ka qenë e mirë.

Import-eksporti i Kinës me partnerët e saj tradicionalë tregtarë, si vendet përgjatë "Një brez, një rrugë", dhe partnerët tregtarë të Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP), kanë treguar një prirje rritjeje të shpejtë. Partnerët tregtarë të Kinës janë në të gjithë botën. Ky zhvillim i larmishëm jo vetëm që ka promovuar efektivisht gjallërinë dhe potencialin e tregtisë së jashtme të Kinës, por gjithashtu ka nxitur zhvillimin ekonomik dhe tregtar të vendeve të tjera të botës dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në lulëzimin dhe qëndrueshmërinë e tregtisë ndërkombëtare dhe të ekonomisë globale. (Fang Xiaoyu/Artan)