
Foto: VCG
Popullsia e Kinës kontinentale është rritur në rreth 1.412 miliardë deri në fund të vitit të kaluar, treguan të hënën të dhënat e qeverisë, njofton “Xinhua”.
Shifra e fundit e popullsisë u rrit me 480.000 krahasuar me fundin e vitit 2020, sipas Zyrës Kombëtare e Statistikave (NBS).
Shifra nuk përfshin banorët e Hong Kongut, Makaon dhe Tajvanit dhe të huajt që jetojnë në 31 provincat, rajonet autonome dhe komunat e kontinentit.
Sipas NBS, numri i të porsalindurve në vitin 2021 ishte 10.62 milionë.
Popullsia e Kinës që jeton në zonat urbane u rrit me 12.05 milionë nga fundi i vitit 2020 në 914.25 milionë deri në fund të vitit 2021, që përfaqëson 64.72 për qind të totalit. Popullsia rurale ishte 498.35 milionë banorë, me 11.57 milionë më pak nga fundi i vitit 2020. (Fatosi)







