foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Sipas gjurmimit të burimit, rasti i ri i infektimit me burim të brendshëm nga COVID-19 në Pekin lidhet me postën ndërkombëtare, tha një zyrtar shëndetësor të hënën në një konferencë për shtypin.

Pacientja mori një postë më 11 janar të dërguar nga Kanadaja në Pekin nëpërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Hong-Kongut. Ajo tha se kishte prekur sipërfaqen e jashtme të pakos dhe faqen e parë të dokumentit brenda, sipas Pang Xinghuo, zëvendësdrejtor i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Pekinit.

Pang tha se ata kishin mbledhur 22 mostra mjedisore nga posta ndërkombëtare dhe se testet e acidit nukleik dolën të gjitha pozitive.

Rasti i ri u raportua të shtunën dhe konfirmohet se është një variant “Omicron” i COVID-19. (Artan/Fang Xiaoyu)