(foto: Paraqitja e ekonomisë kineze në vitin 2021 është bërë një pikë e nxehtë e opinionit publik ndërkombëtar)

Sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, rritja e ekonomisë kineze në vitin 2021 ishte 8.1%.

A është ky një rezultat që është penguar nga masa “zero-COVID dinamike” sipas disa medieve perëndimore?

(foto: CNN-i mendon se masa “zero-COVID dinamike” do të goditë ekonominë kineze.”

Këto raporte vënë shenjën e barazimit midis “zero-COVID” dhe “mbylljes”.

Termi “zero-COVID” nuk është i saktë. Qasja e qeverisë kineze është “zero-COVID dinamike”, pra jo synimi në mënyrë të tepruar për të pasur “zero infeksione”, por që në rast të një epidemie vendore, qeveria të kontrollojë shpejt dhe saktë gjendjen e epidemisë me qëllim parandalimi, dhe për të shmangur marrjen e masave të tilla si “mbyllja” me një ndikim më të gjerë. Politika “zero-COVID dinamike” është një qasje humane, dinamike, e saktë dhe me kosto të ulët. Qëllimi është të vendoset në radhë të parë siguria e jetës e shëndeti i njerëzve dhe të minimizohet ndikimi ekonomik i epidemisë, duke bërë përgatitje për rifillimin e shkëmbimeve ndërkombëtare pas epidemisë.

(foto: Masa “zero-COVID dinamike” është një qasje humane dhe e saktë)

Në tremujorin e tretë të vitit 2021, pati raste të epidemisë në qytetet Nanjing dhe Guangzhou të Kinës. “JP Morgan” dhe “Goldman Sachs” e ulën normën e rritjes ekonomike të Kinës në tremujorin e tretë përkatësisht në 2% dhe 2.3%, ndërsa norma aktuale e rritjes së Kinës ishte 4.9%.

(foto: Performanca ekonomike e Kinës në tremujorin e tretë të vitit 2021 tejkaloi pritshmëritë e shumë institucioneve investuese)

Kina këmbëngul në zbatimin e masës “zero-COVID dinamike”, dhe shpejtësia e rritjes së ekonomisë në mbarë vitin 2021 ishte 8.1%.

ShBA-ja, që ka zbatuar politikën e “bashkëjetesës me pandeminë”, nuk publikoi shpejtësinë e rritjes së PBB-së në vitin 2021. Por më parë, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e uli parashikimin e PBB-së të ShBA-së nga 6 % në 5.6%. Eksportet amerikane ranë ndjeshëm në tremujorin e tretë dhe shpejtësia e rritjes së konsumit personal ra ndjeshëm. (Fang Xiaoyu/Artan)