Foto: VCG

Foto: VCG

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i Kinës u rrit 8.1 për qind vitin e kaluar, rritja më e madhe që nga viti 2011, treguan të hënën të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës.

Shifra ishte pak më e lartë se parashikimi i FMN-së dhe Bankës Botërore për një rritje prej 8 për qind. PBB-ja e Kinës vjet i kaloi 110 trilion juanët (17.3 trilion dollarë).

Në tremujorin e katërt, ekonomia e Kinës u rrit 4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës, mbi parashikimin e “Reuters”-it prej 3.6 për qind dhe 3.3 për qind të “Bloomberg”-ut. (Çang Çuo)