Qendra e "Tesla"-s në Urumqi

Qendra e "Tesla"-s në Urumqi/ VCG

Më 31 dhjetor “Tesla” hapi zyrtarisht një qendër në Urumqi, qendra e parë e gjigantit amerikan të automjeteve elektrike në Rajonin Autonom të Xinjiang- Ujgurit. Ky veprim u sulmua nga mjaft politikanë amerikanë.

Senatori Marco Rubio, që fabrikoi të ashtuquajturin “Akt i Parandalimit të Punës së Detyruar të Ujgurëve”, nuk duroi dhe shprehu “zemëratën” në “Twitter”. Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki e paralajmëroi “Tesla”-n se do të “përballet me rreziqe të mëdha ligjore e prestigji dhe me humbjen e klientëve”.

Pak kohë më parë, u nënshkrua në ShBA “Akti i Parandalimit të Punës së Detyruar të Ujgurëve”, i cili orvatet të frenojë shkëmbimet e tregtisë dhe të shërbimeve midis ndërmarrjeve amerikane dhe Xinjiang-ut. Por veprimi i “Tesla”-s ishte një shuplakë e drejtpërdrejtë në fytyrën e politikanëve amerikanë.

Pavarësisht nga përhapja e gënjeshtrave të ShBA-së mbi Xinjiang-un, “Tesla” po afrohet gjithnjë e më shumë me këtë rajon të Kinës Veriperëndimore. Në fund të vitit 2020 u përurua plotësisht “Rruga e Mëndafshit” e ngarkimit të automjeteve elektrike, që nis nga qyteti Xian dhe përfundon në qytetin Urumqi, kryeqendrën e rajonit të Xinjiang-ut. Një vit më vonë u fut në funksionim edhe stacioni i superngarkimit në Horgos, një port kufitar tokësor në Perëndimin e Xinjiang-ut.

Një punonjës i degës së “Tesla”-s për zonën perëndimore të Kinës i tha Grupit Mediatik të Kinës: “Xinjiang-u është parajsa e udhëtimit me makinat e veta të turistëve. Gjithnjë e më shumë njerëz dëshirojnë të udhëtojnë në Xinjiang me automjete elektrike, dhe kështu kanë lindur kërkesat për shërbimet përkatëse. Sot rrjeti i ngarkimit të automjeteve në Xinjiang është shumë i zhvilluar, dhe kjo solli natyrisht hapjen e qendrës së ‘Tesla’-s në Urumqi.”

Si një ndërmarrje amerikane, “Tesla” ka lidhje të ngushtë me tregun kinez. Sot shërbimet e saj përfshijnë 60 qytete kineze dhe kompania ka hapur mbi 200 dyqane. Në vitin 2021, vëllimi i prodhimit në fabrikën e saj në Shangai zuri afro gjysmën e vëllimit të përgjithshëm të prodhimit në mbarë botën.

Për zgjedhjen e “Tesla”-s, përdoruesit e internetit e kanë shumë të qartë.

Është një gjë e keqe që perëndimorët tregohen të habitur për hapjen e qendrës në Xinjiang nga “Tesla”. “Tesla” nuk është e para kompani e huaj që ofron shërbime atje. Nuk janë të pakta ndërmarrjet e huaja në Xinjiang, sepse ato e dinë se fjalët e Perëndimit për Xinjiang-un janë gënjeshtra.

Është një gjë e keqe që perëndimorët tregohen të habitur për hapjen e qendrës në Xinjiang nga “Tesla”. “Tesla” nuk është e para kompani e huaj që ofron shërbime atje. Nuk janë të pakta ndërmarrjet e huaja në Xinjiang, sepse ato e dinë se fjalët e Perëndimit për Xinjiang-un janë gënjeshtra.

As amerikanët nuk i besojnë gënjeshtrat për përbaltjen e Xinjiang-ut. Një fjalë e urtë kineze thotë: “Të gënjesh të tjerët do të thotë të gënjesh edhe vetveten”.

Si prodhuese e automjeteve me energji të re, “Tesla” do të vijojë të përsosë rrjetin e shërbimeve në Xinjiang, tha punonjësi i “Tesla”-s.