Në një mbledhje të enjten, Komiteti i Përhershëm i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dëgjoi një sërë raportesh pune nga organet e ndryshme shtetërore, duke bërë një përmbledhje të arritjeve të tyre gjatë vitit të kaluar dhe duke bërë thirrje për përparim në të ardhmen.

Duhet mbështetur udhëheqja e gjithanshme e PKK-së, dhe veçanërisht udhëheqja e centralizuar dhe e njësuar e Komitetit Qendror të PKK-së, për të qeverisur mirë një ekonomi gjigante me një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh, thuhet në një deklaratë të publikuar pas mbledhjes.

Mbledhja u kryesua prej sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping.