Presidenti kinez Xi Jinping është shprehur se Kina kundërshton çdo forcë që minon stabilitetin dhe sigurinë e Kazakistanit.

Në një mesazh drejtuar homologut e tij kazakistanas Kassym-Jomart Tokayev, presidenti Xi tha gjithashtu se Kina do t'i ofrojë ndihmë këtij vendi të Azisë Qendrore që të përballojë situatën e vështirë.