VCG

VCG

Më shumë se 180 milionë doza të vaksinave të COVID-19 të kompanive kineze “Sinopharm” dhe “Sinovac” janë dërguar në 49 vende nëpërmjet nismës COVAX, duke luajtur një rol vendimtar në rritjen e imunitetit dhe shpëtimin e jetëve në shkallë globale, tha të enjten një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh).

Bruce Aylward, këshilltar i lartë i drejtorit të përgjithshëm të OBSh-së, tha se dy vaksinat kineze kanë zënë rreth 20 për qind të numrit të përgjithshëm të vaksinave të dhëna përmes COVAX, një nismë ndërkombëtare e vaksinave për COVID-19 e udhëhequr nga OBSh-ja.

Të dy vaksinat janë miratuar për t’u përfshirë nga Listën e Përdorimit Emergjent të OBSh-së në vitin 2021.

Shifrat zyrtare tregojnë se COVAX ka dërguar 959 milionë doza në 144 vende.

Gjithashtu të enjten, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSh-së, Mike Ryan, tha se nuk ka rrezik në rritje të transmetimit të COVID-19 në Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore të Pekinit, pasi masat parandaluese nga autoritetet kineze kanë qenë shumë "të rrepta dhe të forta".

"Sigurisht në këtë fazë, duke pasur parasysh rregullat që janë vendosur për sportistët nga organizatorët, ne nuk mendojmë se ka ndonjë rrezik të veçantë shtesë për organizimin e lojërave," tha Ryan.