VCG

VCG

Qarkullimi i sistemit kombëtar të tregtimit të lëshimeve të karbonit të Kinës arriti vlerën 7.66 miliardë juanë (rreth 1.2 miliardë dollarë) në vitin 2021, raportoi media.

Gjithsej 2 162 kompani të përfshira në tregun e karbonit të vendit lëshuan rreth 4.5 miliardë tonë dioksid karboni vitin e kaluar, citoi Radioja e Jashtme e Kinës të dhënat nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit.

Pas zbatimit të projekteve pilot në nivel vendor për më shumë se një dekadë, Kina nisi zyrtarisht sistemin kombëtar të tregtimit të lëshimeve më 16 korrik 2021, që tashmë është bërë sistemi më i madh në botë i tregtimit të lëshimeve.

Deri tani ky sistem përfshin vetëm sektorin e energjisë elektrike.