VCG

VCG

Të gjitha palët duhet të veprojnë me maturi dhe të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të nxitur zgjidhjen politike të çështjes së Gadishullit Korean, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

Ai e bëri këtë koment në një konferencë të përditshme shtypi në përgjigje të raporteve të mediave se Koreja e Veriut ka konfirmuar se ka lëshuar me sukses një raketë hipersonike.

Wang tha se Kina shpreson që të gjitha palët të mbajnë parasysh paqen dhe stabilitetin, të flasin e të veprojnë me maturi, t'i përmbahen qasjes së duhur të dialogut e konsultimeve dhe të punojnë së bashku për të promovuar zgjidhjen politike të çështjes së Gadishullit Korean.