VCG

VCG

Këshilli i Shtetit i Kinës ka miratuar një plan për të krijuar një kopsht botanik kombëtar në kryeqytetin Pekin.

Bazuar në burimet ekzistuese të Institutit të Botanikës të Akademisë së Shkencave të Kinës dhe Kopshtit Botanik të Pekinit, kopshti botanik kombëtar do të ndahet në dy zona me planifikim, ndërtim e standarde të unifikuara dhe do të ketë zona kryesore funksionale, vende grumbullimi, platforma kërkimore-shkencore dhe infrastruktura mbështetëse.

Kopshti do të ndërtohet bashkërisht nga Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural, Akademia e Shkencave e Kinës dhe Bashkia e Pekinit. Ai do të pasqyrojë bashkëjetesën harmonike midis njeriut dhe natyrës, duke treguar respektin për natyrën në anë të vënies në plan të parë të ruajtjes së burimeve natyrore dhe ndarjes së përfitimeve.

Në takimin e 15-të të Konferencës së Palëve Anëtare (COP15) në tetor 2021, Kina njoftoi ndërtimin e kopshteve botanike në Pekin, Guangzhou etj.(Zhan Dian/Artan)