Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha të martën se ishte "gabim" që u lejua rajoni i Tajvanit të Kinës të hapte një zyrë përfaqësuese në Vilnius duke përdorur emrin e vet.

"Emri i zyrës është bërë faktori kryesor që ndikon tani fuqishëm në marrëdhëniet tona me Kinën," tha Nauseda për një radio vendore.

Kina ka shprehur protestë të fortë për miratimin prej Lituanisë të krijimit të së ashtuquajturës "Zyra Përfaqësuese Tajvaneze në Lituani" dhe i uli marrëdhëniet diplomatike me Lituaninë në nivelin e të ngarkuarit me punë në nëntor.(Artan)