Xinhua

Xinhua

Përgatitjet për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Në fjalimin e tij të Vitit të Ri javën e kaluar, presidenti kinez Xi Jinping tha se Kina do të bëjë të gjitha përpjekjet për t'i dhënë botës një Olimpiadë Dimërore madhështore. "Bota i ka kthyer sytë nga Kina dhe Kina është gati," tha ai.

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, inspektoi përgatitjet për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022 të martën, 30 ditë përpara ceremonisë së hapjes.

Ai përshëndeti edhe sportistët, trajnerët, vullnetarët dhe përfaqësues të ekipeve operacionale, mediave dhe stafit kërkimor-shkencor.

Presidenti kinez u ka kushtuar vëmendje të madhe përgatitjeve për Olimpiadën. Vizita e së martës ishte inspektimi i tij i pestë në vendet e zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, pas inspektimeve në janar dhe shkurt 2017, shkurt 2019 dhe janar 2021. (Zhan Dian/Artan)