Presidenti kinez Xi Jinping nënshkroi të martën një urdhër mobilizimi për stërvitjen e forcave të armatosura, urdhri i parë i Komisionit Qendror Ushtarak për vitin 2022.

Urdhri i nënshkruar nga Xi Jinping-u, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, shpalli fillimin e stërvitjes ushtarake për vitin e ri.

Të gjithë radhët e forcave të armatosura janë të detyruara të zbatojnë me vendosmëri planet dhe udhëzimet e kryesisë së Partisë dhe të Komisionit Qendror Ushtarak, thuhet në urdhër, duke shtuar se duhet kuptuar me saktësi ndryshimi i peizazhit të sigurisë kombëtare dhe rrethanave të luftimit.

Forcat e armatosura duhet të ndjekin nga afër evolucionin e teknologjisë, veprimeve luftarake e rivalëve, të shtojnë përpjekjet e tyre për të ndërthurur më mirë stërvitjen me operacionet luftarake dhe të forcojnë stërvitjen sistematike dhe përdorimin e teknologjive për të zhvilluar një forcë elitare që është e aftë të luftojë dhe të fitojë luftëra.

Të gjithë oficerët dhe ushtarët duhet të mbajnë frymën e mosfrikësimit as nga vdekja, dhe as nga vështirësitë, dhe të stërviten në një mënyrë të fuqishme, të mirëpërcaktuar e të sigurt, për të rritur aftësinë e tyre komanduese e luftarake dhe për të nxitur sjellje të shkëlqyera, thuhet në urdhër.