Shfrytëzimi i pasagjerëve të Aeroportit Ndërkombëtar Daxing të Pekinit tejkaloi 25 milionë në vitin 2021, thanë burimet e aeroportit, shkruan “Xinhua”.

Aeroporti ka kryer rreth 210.000 fluturime vitin e kaluar, me maksimumin e tij ditor të fluturimeve dhe pasagjerëve që arrinin përkatësisht 907 dhe 140.000. "Funksionimi i aeroportit është i qetë dhe i rregullt", -thanë burimet, citon agjencia kineze e lajmeve.

Në vitin 2021, aeroporti operonte 200 linja ajrore të brendshme. Ai u hap në shtator 2019. (Fatosi)