Më 22 dhjetor, Banka Botërore publikoi raportin e fundit mbi ekonominë kineze “Nga rimëkëmbja në rritjen me cilësi të lartë”, ku parashikohet se sivjet PBB-ja kineze do të rritet 8 % dhe në vitin 2022 5.1%.

Si ekonomia e dytë e madhe në botë, zhvillimi me cilësi të lartë i ekonomisë kineze jo vetëm i sjell popullit kinez lumturi, por edhe jep kontribut të madh për rritjen e ekonomisë botërore. Gjatë 20 vjetëve të kaluar, pjesa që zë ekonomia kineze në vëllimin e përgjithshëm ekonomisë globale është rritur në 17%, ndërsa kontributi mesatar vjetor i ekonomisë kineze në rritjen e ekonomisë globale arrin në rreth 30%. Sot Kina është bërë partnerja më e madhe tregtare e mbi 50 vendeve e rajoneve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 3 dhjetor u vu në funksionim hekurudha Kinë-Laos. Si projekt i rëndësishëm i nismës “Një brez, një rrugë”, kjo hekurudhë e ka ulur 40% deri 50% çmimin e transportit nga kryeqyteti i Laosit Vientiane në qytetin Kunming të Kinës Jugperëndimore, ndërsa pritet që të ardhurat kombëtare të Laosit prej kësaj hekurudhe të shtohen 21 %. Kryeministri i Laosit Phankham Viphavanh u shpreh se hekurudha Kinë-Laos ka nxitur modernizimin e transportit tokësor të prapambetur të Laosit. (Fani/Artan)