Ditët e fundit, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje të sigurohet vaksinimi i 70% të popullsisë në çdo vend para mesit të vitit 2022, duke zgjidhur problemin e pabarazisë së shpërndarjes së vaksinave etj.

Për të dhënë kontribut për luftën globale kundër pandemisë, këtë vit, Kina u ka dhënë mbi 120 vendeve e organizatave ndërkombëtare mbi 2 miliardë doza vaksinash, duke u bërë vendi që u ka dhënë vendeve të tjera numrin më të madh të vaksinave në botë. Krahas kësaj, Kina i ka ofruar bashkësisë ndërkombëtare rreth 350 miliardë maska, mbi 4 miliardë veshje mbrojtëse dhe më shumë se 6 miliardë komplete testimi.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lidhur me këtë, kryetari i Shoqatës Politike të Ukrainës Bebyk Valeriy u shpreh: “Në syrin tim, fuqia e Kina qëndron në stabilitetin shtetëror, qëndrueshmërinë ekonomike dhe parashikueshmërinë e politikave. Kina e ka mposhtur koronavirusin e tipit të ri dhe tani e gjithë bota po përdor vaksina kineze.”

Nga ana e tij, ekonomisti brazilian Paulo Nogueira Batista Jr. tha: “Sinqeriteti është një nga vlerat e rëndësishme në kulturën kineze. Bota duhet të përpiqet të kuptojë qëndrimin e sinqertë të Kinës në nxitjen e krijimit të bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit.” (Fani/Artan)