Presidenti kinez Xi Jinping i ka dërguar një letër urimi Forumit për të Drejtat e Njeriut Jug-Jug.
Në letrën e tij, presidenti Xi tha se Partia Komuniste e Kinës e ka vënë gjithmonë në plan të parë interesin e popullit dhe ka promovuar demokracinë popullore në gjithë procesin. Ai shtoi se Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera në zhvillim për të praktikuar multilateralizmin dhe për të kontribuuar në zhvillimin e shëndeshëm të çështjes së të drejtave të njeriut në botë.