Ende pa marrë ftesë, ShBA-ja shpalli “bojkotin diplomatik” të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Kjo është njësoj si “Samiti për Demokracinë”, që është një farsë politike.

ShBA-ja nuk pranoi të nënshkruajë rezolutën e armëpushimit olimpik të paraqitur nga 173 vende, duke shpallur bojkotin diplomatik, duke shkelur rëndë parimin e Kartës Olimpike të “asnjanësisë politike të sporteve” dhe duke shkuar kundër motos olimpike “Së bashku”.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar publikoi një deklaratë, ku thuhet që pjesëmarrja e sportistëve në lojërat olimpike shkon përtej politikës. Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, Sebastian Coe, është i mendimit që “bojkoti diplomatik” është pa kuptim dhe shumë dëmtues.

Olimpiada dimërore është një festë për sportistët e mbarë botës, të cilët janë protagonistët kryesorë. Politizimi i sportit nga ShBA-ja bëhet mbi bazën e ideologjisë. Kjo nuk do të ndikojë në mirëpritjen nga Pekini të sportistëve dhe dashamirësve të sporteve dimërore nga mbarë bota.