Foto: VCG

Foto: VCG

Importet dhe eksportet totale të Kinës u zgjeruan 22 për qind nga viti në vit në 35.39 trilionë juanë (5.55 trilionë dollarë amerikanë) në 11 muajt e 2021-shit, treguan të dhënat zyrtare të martën.

Sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave, shifra, e cila tashmë ka tejkaluar totalin prej 32.16 trilionë juanë për të gjithë vitin 2020, shënoi një rritje prej 24 për qind nga niveli para epidemisë në vitin 2019, bën të ditur “Xinhua”.

Si eksportet ashtu edhe importet vazhduan rritjen dyshifrore në 11 muajt e vitit, duke u rritur përkatësisht me 21.8 për qind dhe 22.2 për qind nga një vit më parë.

Në janar-nëntor, tregtia e Kinës me tre partnerët kryesorë tregtarë: Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ruajti një rritje të qëndrueshme.

Gjatë periudhës, ritmet e rritjes së vlerës tregtare të Kinës me tre partnerët tregtarë shënuan përkatësisht 20.6 për qind, 20 për qind dhe 21.1 për qind, tregojnë të dhënat e doganave. Ndërmarrjet private panë normën më të shpejtë të rritjes së importeve dhe eksporteve duke u rritur me 27.8 për qind në 17.15 trilionë juanë në 11 muaj, duke zënë 48.5 për qind të totalit të vendit. (Elona)