Grafiku nga CGTN

Grafiku nga CGTN

Importet e Kinës në nëntor i kaluan ndjeshëm pritshmëritë e tregut, duke u rritur 31.7 për qind në dollarë, treguan të martën të dhënat e doganave.
Treguesi zyrtar i menaxherëve të blerjeve në sektorin e prodhimit u rrit në 50.1 në nëntor, zgjerimi i parë pas shifrave 49.2 në tetor dhe 49.6 në shtator, treguan të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave javën e kaluar.
Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme në nëntor arriti në 579.34 miliardë dollarë, duke u rritur përkatësisht me 26.1 dhe 42.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe të 2019-s.
Ndërkohë, suficiti tregtar ra 3.4 për qind krahasuar me nëntorin e vjetshëm, duke arritur në 71.72 miliardë dollarë. (Artan)

Grafiku nga CGTN