Foto: VCG

Foto: VCG

"Gjatë hetimit tim në Kinë, zbulova se në shumë fshatra, fshatarët sollën stolat e tyre dhe u ulën nën pemën e madhe në qendër të fshatit, duke diskutuar se si duhet të zhvillohet fshati. Në fillim, fshatarët debatonin shpesh 'të skuqur në fytyrë', ndërsa në fund mbaronin diskutimet 'me shtrëngim duarsh.” Kjo është përshtypja për demokracinë kineze nga Yukteshwar Kumar, nënkryetari i bashkisë Bath të Britanisë.

Në Kinë, skena e përshkruar nga Yukteshwar Kumar quhet "demokracia e stolit", thuhet në një koment të CMG-së. Qeveria kineze publikoi librin e bardhë "Demokracia e Kinës" më 4 dhjetor, që përmend këtë formë të demokracisë në bazë. Libri i bardhë paraqet në mënyrë gjithëpërfshirëse konceptet demokratike, dizajnin e sistemit dhe praktikën e suksesshme të Kinës. Në këtë libër të bardhë theksohet se parimi "populli është zot i vendit është thelbi i demokracisë kineze”.

Foto: VCG

Foto: VCG

Kuptimi origjinal i demokracisë është "sundimi i popullit" dhe "sovraniteti i përket popullit". Por për një kohë të gjatë, vendet perëndimore e kanë shtrembëruar këtë kuptim, duke i cilësuar sistemet zgjedhore perëndimore si "një njeri, një votë" dhe konkurrencën partiake si standardin e vetëm të demokracisë. Eksplorimi i pandërprerë i Partisë Komuniste të Kinës gjatë 100 vjetëve të fundit, veçanërisht praktika e demokracisë popullore në të gjithë procesin që është promovuar nga Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, tregojnë se ka shumë mënyra për të arritur demokracinë, dhe ajo që është më e përshtatshmja, është edhe më e mira. Çelësi për të përcaktuar nëse një vend është demokratik, është nëse populli është zot i vendit apo jo.

Le të shikojmë zgjedhjet. Zgjedhja e deputetëve në asambletë popullore në të gjitha nivelet në Kinë ndërthur zgjedhjet e drejtpërdrejta dhe ato të tërthorta. Midis tyre, deputetët e asambleve popullore në nivel qyteze dhe konteje, që janë me përqindje më të lartë, zgjidhen drejtpërdrejt nga votuesit. Aktualisht, Kina po zhvillon zgjedhje në nivel qyteze dhe konteje, dhe më shumë se 1 miliard votues kanë marrë pjesë në votim, duke qenë zgjedhjet më të mëdha në botë.

Për sa u përket vendimeve, në Kinë të gjitha vendimet kryesore legjislative merren në përputhje me procedurat, përmes diskutimit demokratik dhe vendimmarrjes shkencore dhe demokratike. Për shembull, Kina harton një plan zhvillimi ekonomik dhe shoqëror çdo pesë vjet. Gjatë procesit të hartimit të “Planit të 14-të pesëvjeçar” që ka nisur të zbatohet këtë vit, departamentet përkatëse kanë përzgjedhur më shumë se 1000 sugjerime nga më shumë se 1 milion mesazhe të paraqitura nga përdoruesit kinezë të internetit.

Foto: VCG

Foto: VCG

Në komentin e CMG-së thuhet se nga politikat kryesore kombëtare, te qeverisja shoqërore, edhe deri te veshja, ushqimi, strehimi dhe transporti, kërkesat e popullit kinez mund të dëgjohen dhe të marrin përgjigje. Siç theksohet në librin e bardhë, demokracia e vërtetë dhe demokracia e mirë kërkojnë që populli të jetë zot i vendit. Populli jo vetëm ka të drejtën të zgjedhë dhe të votojë, por ka edhe të drejtën e pjesëmarrjes së gjerë; populli jo vetëm që mund të shprehë dëshirat e veta, por edhe këto dëshira mund të realizohen në mënyrë efektive; populli jo vetëm mund të nxisë zhvillimin e vendit, por edhe të ndajë rezultatet e zhvillimit. (Çang Çuo)