[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Kina ia doli mbanë të realizojë me sukses programin e riprodhimit të kafshëve të rrezikuara me një popullsi të egër prej më pak se 1000 në mbarë botën, njoftuan studiuesit, përcjell “Xinhua”.

Majmuni Langur me këmbë të zeza është një kafshë e rrallë e egër, që konsiderohet e rrezikuar sipas Listës së Kuqe të Llojeve të Kërcënuara të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, dhe një nga mënyrat më efektive për të shtuar popullsinë e tyre është përmes ndërhyrjes njerëzore. Programi i riprodhimit të Kinës për këtë specie ishte i suksesshëm më 9 korrik, kur një majmun i vogël lindi në Qendrën Kërkimore të Primatit Chimelong në Guangzhou, kryeqendra e provincës jugore të Guangdong.

Këlyshi i majmunit bëri debutimin e parë në publik. Ai pritet të dalë nga inkubatori pas rreth dy muajsh dhe të lirohet pranë specieve të njëjta në rreth dy vjet e gjysmë, falë trajnimit dhe udhëzimeve të ekspertëve të qendrës. (Irma)