Foto:VCG
Shangai eksportoi 333.000 automjete motorike në tre tremujorët e parë të vitit 2021, 164% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, njoftoi Dogana e Shangait, citon “Xinhua”.
Vlera totale e këtyre automjeteve ishte 37.85 miliardë juanë (rreth 5.92 miliardë dollarë amerikanë), një rritje prej 224% nga viti në vit.
Bashkimi Evropian (BE) dhe Australia ishin dy tregjet kryesore të eksportit për automjetet e Shangait nga janari deri në shtator, duke marrë respektivisht 67.000 dhe 53.000 automjete. Shifrat llogariten për 36.2% të eksporteve të përgjithshme të automobilave në Shangai.
Vëllimi i importit dhe eksportit të Shangait arriti në 2.92 trilionë juanë në tre tremujorët e parë, me një rritje prej 15.4% nga viti në vit. Eksportet e bashkisë u rritën me 9.9%, ndërsa importet u rritën me 19.1%. (Fatosi)