Treni i mallrave nga Jinhua i Kinës Lindore për në Evropë, më 22 tetor 2021/ VCG
Provinca Hunan në Kinë qendrore inauguroi 783 trena mallrash Kinë-Evropë në periudhën janar-shtator, me një rritje prej 84.7% krahasuar me vitin e kaluar, bëhet e ditur nga të dhënat doganore lokale, citon “Xinhua”.
Trenat e mallrave, të menaxhuar nga doganat në kryeqendrën provinciale Changsha, dërguan 512.000 tonë ngarkesë për një vlerë që arriti në 13.9 miliardë juanë (rreth 2 miliardë dollarë) në periudhën janar-shtator, përkatësisht me një rritje prej 68.5% dhe 22.7% mbi baza vjetore.
Që nga nisja e shërbimit hekurudhor Kinë-Evropë në Changsha, numri total i trenave e kaloi kuotën 2000. Këtë vit u inauguruan 4 itinerare që lidhin Changsha me Bjellorusinë, Rusinë, Ukrainën, Poloninë dhe Kazakistanin.
Produktet kryesore të eksportit të transportuara në shërbimin hekurudhor ndërkufitar përfshijnë ato të nevojave bazë, mobilje, automobila, pjesë automjetesh dhe llampa. (Irma)