
Kina do të krijojë një listë të zezë për këngët që këndohen në karaoke, duke ndaluar ato me përmbajtje të dëmshme, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
“Xinhua” shkruan se në listë janë këngë me përmbajtje që rrezikojnë unitetin kombëtar, sovranitetin ose integritetin territorial; shkelin politikat fetare të Kinës dhe përhapin kultet dhe besëtytnitë; mbrojnë pahijshmërinë, lojërat e fatit, dhunën dhe krimet e lidhura me drogën ose krimet nxitëse, sipas një sërë rregulloresh të përkohshme të nxjerra nga ministria.
Rregulloret do të hyjnë në fuqi më 1 tetor 2021.
Kina ka gati 50.000 vende argëtimi, të tilla si bare karaoke, të cilat kanë një arkiv muzikor bazë me mbi 100.000 këngë. (Elona)







