Foto nga VCG
Të hënën u hap në Pekin Konferenca Globale e Ekonomisë Digjitale për vitin 2021. Siç bëhet e ditur në këtë konferencë dyditore, shpejtësia e zhvillimit të ekonomisë digjitale kineze zë vendin e parë në botë dhe në të ardhmen ky zhvillim do të jetë më i hapur.
Në "Librin e bardhë të ekonomisë digjitale botërore" të publikuar në këtë konferencë nga Instituti Studimor i Informacionit dhe i Komunikimit i Kinës, del se zhvillimi digjital është bërë karakteristika dhe drejtimi kryesor në Revolucionin e Ri Industrial, ndërsa procesi i digjitalizimit global po shpejtohet më tej. Drejtori i Institutit Yu Xiaohui vuri në dukje se ekonomia digjitale u ka sjellë vendeve të ndryshme impuls zhvillimi. Sot në botë vëllimi i ekonomisë digjitale të ShBA-së është më i madhi, kurse shpejtësia e zhvillimit të ekonomisë digjitale kineze zë vendin e parë.
"Përmasat e ekonomisë digjitale amerikane vazhdojnë të ruajnë vendin e parë në botë, kurse përmasat e ekonomisë digjitale të Kinës arrijnë në 5.4 trilionë dollarë, duke zënë vendin e dytë në botë. Nga ana e shpejtësisë, rritja e ekonomisë digjitale kineze është rreth 9.6 %, duke zënë vendin e parë në botë," tha Yu.
Tema kryesore e Konferencës Globale të Ekonomisë Digjitale për vitin 2021 është "Risitë nxitin ndërtimin e qyteteve të ekonomisë digjitale". Në konferencë janë diskutuar kryesisht rruga e re e ekonomisë digjitale, teknologjitë dhe rregullat e reja digjitale etj. (Fani)