Fëmijët në një kopsht fëmijësh në qarkun Neiqiu të Xingtai, provinca Hebei të Kinës veriore, 10 qershor 2021. (Foto nga Liu Jidong / Xinhua)

Fëmijët në një kopsht fëmijësh në qarkun Neiqiu të Xingtai, provinca Hebei të Kinës veriore, 10 qershor 2021. (Foto nga Liu Jidong / Xinhua)

Kina lëshoi kohët e fundit një vendim që lejon një çift të ketë tre fëmijë dhe publikoi të martën një sërë masash mbështetëse, duke filluar nga ulja e taksave, më shumë çerdhe fëmijësh dhe pushime fleksibile të punës për të inkurajuar lindjet.

Vendimi për përmirësimin e politikave të lindjes për të promovuar zhvillimin afatgjatë dhe të ekuilibruar të popullsisë, i datës 26 qershor 2021, u miratua nga Këshilli i Shtetit.

Deri në vitin 2025, Kina do të krijojë në thelb një sistem politikash që mbështet në mënyrë aktive lindjet me shërbime më të mira dhe kosto më të ulëta në lindjen e fëmijëve, në kujdesin dhe arsimimin.

Fëmijët në një klasë të kujdesit ditor në Komunitetin Qinyuanlu në Wuhan, provinca Hubei e Kinës qendrore, 5 korrik 2021. (Foto nga Wu Zhizun / Xinhua)

Fëmijët në një klasë të kujdesit ditor në Komunitetin Qinyuanlu në Wuhan, provinca Hubei e Kinës qendrore, 5 korrik 2021. (Foto nga Wu Zhizun / Xinhua)

Për të legjitimuar politikën e tre fëmijëve, Kina do të rishikojë ligjin për popullsinë dhe planifikimin familjar. Një detyrë kryesore në zbatimin e politikës me tre fëmijë është përmirësimi i masave të mbështetjes dhe të lehtësojë familjet për të çliruar potencialin e lindjeve, tha zyrtari.

Kina ka punuar për rregullimin e politikës së saj të planifikimit familjar me një fëmijë gjatë dekadës së fundit. Politika me dy fëmijë u paraqit pjesërisht në vitin 2013 dhe u zbatua plotësisht në 2015-n. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, kjo zhvendosje e politikave ka rezultuar në lindjen e mbi 10 milionë fëmijëve të dytë më shumë në vend. (Albana)