Të mërkurën, Këshilli i Shtetit i Kinës bëri të ditur që Kina do të përdorë mjetet monetare si ulja e rezervës së detyrueshme bankare në një kohë të përshtatshme për të ngritur më tej mbështetjen financiare për ekonominë reale, posaçërisht ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe mikrondërmarrjet.

Masa të tilla pritet që të zbutin ndikimet e luhatjes së çmimit të mallrave në funksionimin e kompanive, u tha në këtë mbledhje, duke bërë të ditur gjithashtu se do të shmangen stimujt masivë, do të ruhet stabiliteti i politikës monetare e do të shtohet efektiviteti i saj.

Në mbledhjen e Këshillit të Shtetit u vendos që të përdoren mjetet monetare për pakësimin e lëshimit të karbonit dhe të krijohen stimuj për shfrytëzimin e më shumë fondeve private për të financuar shkurtimet.

Në bazë të provave, Kina do të nisë tregtimin kombëtar të së drejtës së lëshimit të karbonit në sektorin e energjisë në muajin korrik, dhe numri i sektorëve do të shtohet më vonë.

Në këtë mbledhje u vendos gjithashtu që të promovohen më tej shërbimet e efektshme dhe të përshtatshme të sigurimeve mjekësore për individët dhe të forcohet mbrojtja e të drejtave dhe interesave të punëtorëve në llojet e reja të punës, si dërguesit e mallrave.