Të shtunën, vazhduan ndeshjet e kualifimit të Azisë për në Kupën e Botës "Katar 2022". Koreja e Jugut mposhti Turkmenistanin 5-0 në grupin H, ndërsa në grupin D Arabia Saudite fitoi 3-0 me Jemenin.
Pas fitores 7-0 me Guamin javën e kaluar, ekipi kombëtar i Kinës ka siguruar vendin e 2-të në grupin A. Ndeshjet e mëvonshme të Kinës do të jenë me Filipinet, Maldivet dhe Sirinë, nga 7 deri më 15 qershor, në Dubai të Emirateve të Bashkuara.
Ekipi kinez ka shkuar në Emiratet e Bashkuara pas një ndryshimi të shpejtë të planit, pasi tre ndeshjet e fundit ishin planifikuar të zhvilloheshin në Suzhou të Kinës Lindore. Por lojtarë të Maldiveve dhe Sirisë u testuan pozitivë për COVID-19, çka e ndryshoi planin origjinal të ndeshjeve, sipas masave të karantinës të Kinës.
Me kërkesën e federatave të futbollit të të dy vendeve dhe me konsensusin e Federatës Kineze të Futbollit, vendi i zhvillimit të këtyre ndeshjeve u zhvendos nga Suzhou për në Dubai.
Të premten, ekipi kinez zhvilloi seancën e parë stërvitore në Sharjah, për t’u përshtatur me motin dhe fushën. Të 28 lojtarët morën pjesë, me përjashtim të portierit rezervë Wang Dalei, që ka një dëmtim në mes.
(Jiang Lei)