Kryeministri Li Keqiang(Foto nga Xinhua)

Kryeministri Li Keqiang(Foto nga Xinhua)

Lidhur me objektivin e rritjes së PBB-së prej mbi 6% sivjet, kyeministri kinez Li Keqiang tha për mediet të enjten se objektivi synon ruajtjen e vazhdueshmërinë e zhvillimit dhe konsolidimin e rigjallërimit ekonomik të vendit.

Në raportin e punës së qeverisë të miratuar në sesionin vjetor legjislativ që mbylli punimet të enjten në Pekin, parashikimi i rritjes ekonomike të sivjetshme u caktua mbi 6%. Sipas kreut të qeverisë, Kina dëshiron të shohë ruajtjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike në periudhën afatgjatë. "Zhvillimi i Kinës është kontribut i rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe begatinë botërore", nënvizoi kryeministri kinez. (Zhang Yan/Albana)