"Galaja e Festës së Pranverës 2021" e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) do të shfaqet për publikun më 11 shkurt, në vigjilje të Vitit të Ri hënor kinez. Organizatorët publikuan të mërkurën listën e programeve që do të përmbajë kjo mbrëmje e rëndësishme artistike që ndiqet nga miliona vetë brenda dhe jashtë vendit.
"Galaja e Festës së Pranverës 2021" shfaq tema të kohës, zhvillimin shoqëror dhe jetën e popullit. Ajo ndërthur historinë e lavdishme të Partisë Komuniste të Kinës në 100 vitet e fundit, arritjet e mëdha në zbutjen e varfërisë, dhe rezultatet strategjike të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë në vepra të ndryshme artistike, për të paraqitur një festë kulturore plot dashuri dhe bekime për banorët kinezë në të gjithë botën në atmosferën e "lumtur, të mbarë dhe të gëzuar".
Mbrëmja artistike e këtij viti vjen gjithashtu me një ngjarje madhështore të novacionit teknologjik. Për herë të parë do të përdoren video 8K, studio e teknologjisë "3D" dhe "AI +VR" etj., për të ndërtuar një urë midis publikut dhe performuesve.(Zhan Dian/Albana)