Foto nga VCG

Foto nga VCG

Byroja kineze e Tregtisë publikoi një udhëzim për darkën në restorante gjatë festës së Vitit të Ri Hënor Kinez, ose Festivalit të Pranverës, ku rekomandohet që tubimet të kufizohen deri në 10 persona gjatë dy orëve, citon “China Daily”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Festa për Festivalin e Pranverës këtë vit fillon më 11 shkurt dhe zgjat deri më 17 shkurt. Sipas udhëzimit, festat e ditëlindjes, ceremonitë e dasmës dhe darka në grup inkurajohen të shtyhen ose të mbahen në mënyrë të thjeshtë.

“Njerëzit duhet të shmangin qendrimet për më shumë se dy orë në të njëjtin vend gjatë darkave festive, për të ulur rreziqet e infektimit. Fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit me probleme shëndetësore sugjerohet të mos marrin pjesë”, -thuhet në udhëzim.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në dokument kërkohet që menaxhuesit e restoranteve duhet të marrin përgjegjësi për t'u siguruar që udhëzimet të zbatohen. (Irma)