Instituti i Shëndetit Publik i Kilit (ISP) miratoi të martën përdorimin emergjent të vaksinës "CoronaVac" kundër koronavirusit të ri, të prodhuar nga kompania biofarmaceutike me qendër në Pekin, "Sinovac".

"Ne patëm rezultate shumë të mira, duke marrë parasysh cilësinë e prodhimit dhe shtamet e virusit të zhvilluara gjatë prodhimit të kësaj vaksine. Ne po miratojmë një vaksinë të sigurt e efektive për popullatën," citoi të enjten agjencia "Xinhua" Heriberto Garcia-n, drejtori në detyrë i ISP-së.

Ai shtoi se kjo vaksinë parandalon në mënyrë efektive përkeqësimin e sëmundjes dhe pakëson numrin e shtrimeve në spital nga COVID-19.

Kili ka regjistruar 689 740 raste të COVID-19 dhe 17 594 vdekje deri tani.

Ky vend aktualisht po kryen provat klinike të fazës së 3-të të vaksinës së "Sinovac"-ut dhe ka bërë porosi për 60 miliona doza të vaksinës sipas raporteve.

Vaksina e "Sinovac"-ut është miratuar edhe në Brazil, Turqi dhe Indonezi. (Xu Guang)