Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pekini u ka kërkuar udhëtarëve që mbërrijnë në territorin e tij t'i nënshtrohen një monitorimi shtesë shëndetësor shtatëditor pas 21 ditësh vëzhgimi mjekësor, thanë autoritetet kineze, cituar nga “Xinhua”. Kërkesa e fundit u njoftua pas takimit të grupit të qytetit të parandalimit dhe kontrollit Covid-19. Sipas takimit, menaxhimi antiepidemik në vendet e centralizuara të karantinës do të forcohet më tej dhe testet e acidit nukleik që synojnë stafin dhe mjedisin përreth, do të kryhen më shpesh. Kohët e fundit, ka pasur raste në Pekin dhe qytete të tjera në vend ku udhëtarët brenda territorit të tyre kanë rezultuar pozitiv pas 14 ditësh izolimi, gjë që ka çuar në një rikthim të rasteve. Në përgjigje të problemit, Pekini në fillim të këtij muaji zgjati periudhën e vëzhgimit për udhëtarët e brendshëm në 21 ditë pas rasteve sporadike të transmetuara në vend. (Irma)