Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme në Kinën veriore planifikon të pyllëzojë rreth 3.3 milionë hektarë tokë në pesë vitet e ardhshme, bënë të ditur autoritetet lokale.

Projekti i pyllëzimit ka për qëllim të rrisë mbulimin e pyjeve të rajonit nga 22.1 për qind në 23.5 për qind në vitin 2025, sipas zyrës rajonale të pyjeve dhe kullotave, shkruan “Xinhua”.

Një total prej 5 milionë hektarë bar do të mbillet gjithashtu në pesë vitet e ardhshme, njoftoi byroja.

Hao Ying, kreu i zyrës, tha se rajoni do të promovojë mbrojtjen ekologjike dhe restaurimin në pellgun e Lumit të Verdhë dhe do të intensifikojë përpjekjet për të parandaluar dhe kontrolluar shkretëtirëzimin.

Në vitet e fundit, rajoni pyllëzoi mbi 600.000 hektarë tokë në vit. (Elona)