Fshati Chaxiang ndodhet në provincën Guizhou të Kinës Jugperëndimore. Në të kaluarën, fshatarët e atjeshëm jetonin duke u marrë me mbjelljen e misrit dhe prerjen e drurëve dhe jeta e tyre ishte e varfër.

Fshati Chaxiang në provincën Guizhou

Fshati Chaxiang në provincën Guizhou

Për shkak të tokës së shkretëtirëzuar dhe klimës me shi gjatë gjithë vitit,kushtet natyrore në Chaxiang nuk janë të mira, por këtu mund të rriten fiqtë e detit. Specialistët u shprehën se mbjellja e kësaj bime mund të përmirësojë tokën dhe të parandalojë gërryerjen e saj. Njëkohësisht, kostoja e mbjelljes së fiqve të detit është e ulët dhe cikli i rritjes është i shkurtër, duke u përputhur me situatën e fshatit Chaxiang.

Pema e fikut deti

Pema e fikut deti

Në fillimin e këtij shekulli, pushteti vendor i organizoi fshatarët të mbillnin fiq deti. Brenda disa vjetëve, 1 400 hektarë djerrinë u kthyen në kopshte të fikut të detit, me një vëllim vjetor prodhimi prej 1 500 tonësh. Por shitja e fiqve të detit ishte shqetësimi i fshatarëve.

Fiku deti

Fiku deti

Fiqtë e detit përmbajnë 10 herë më shumë vitaminë C se portokallet. Ata kanë vlera të larta ushqyese dhe mjekësore, por është e vështirë të ruhen. Prandaj pushteti vendor tërhoqi disa kompani të përpunimit të fikut të detit. Në vitin 2018, Grupi Farmaceutik i Guangzhou-t ndihmoi në prodhimin vendor të përgatesës së fikut të detit. Produkti i ri u bë mjaft i pëlqyer dhe në vitin 2019 u shitën 1 milion kuti prej tij me një vlerë të përgjithshme 60 milionë juanë. Pastaj pushteti vendor vazhdoi të tërheqë investime për të prodhuar lëngun e fikut të detit, fiq deti të thatë, verë fiku deti etj. Kështu, fiku i detit i Chaxiang-ut nisi të bëhej i njohur e të përhapej gjerësisht.

Produktet e frutit të detit

Produktet e frutit të detit

Tani 80 % e fshatarëve në Chaxiang janë bërë specialistë të fikut të detit dhe çdo familje ka mbjellë dy hektarë me këtë bimë. Në vitin 2019 vëllimi i përgjithshëm i shitjes së fiqve të detit i kaloi 6 milionë juanët dhe të ardhurat për frymë arritën 14.6 mijë juanë. 42 familje të varfra kanë dalë nga varfëria.

Vjelja e fiqve të detit në Chaxiang

Vjelja e fiqve të detit në Chaxiang

Me fiqtë e detit, toka është "veshur" me të gjelbër dhe jeta e fshatarëve është bërë e lumtur. (Çang Çuo)