Sezoni i turizmit dimëror ka filluar në resortin malor Jiangjun në Altay, në rajonin autonom të Xinjiang Ujgur në Kinën veriperëndimore, duke tërhequr grupe vizitorësh nga i gjithë vendi. Reshjet e fundit të borës në Kinën veriore kanë ngjallur entuziazëm te skiatorët, shkruan “CGTN”.
Një sërë projektesh argëtuese, shërbimesh ushqimore dhe akomodimi për mysafirë u azhurnuan para hapjes së sezonit, për t'u dhënë të pasionuarve pas skisë një përvojë më të mirë të turizmit. Deri tani janë ndërtuar gjithsej 41 shtigje skijimi.
“Presim që numri ditor i frekuentuesve të resortit të jetë rreth 40.000. Kemi forcuar masat për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë”, -deklaruan përfaqësues të zyrës lokale të turizmit.
Duke marrë parasysh edhe situatën nga pandemia, në zonën piktoreske janë instaluar posaçërisht për turistët rrugë në formë unaze. (Irma)