Qeveria kineze ka forcuar përpjekjet për të parandaluar përhapjen e COVID-19 nëpërmjet ushqimeve të importuara.

Një udhëzues i publikuar nga Ministria e Transportit thotë se të gjitha kompanitë e logjistikës së ushqimeve të ngrira duhet të mbrojnë punonjësit e tyre.

Në këtë dokument theksohet se duhet të shpërndahen pajisje mbrojtëse dhe të bëhet matja e temperaturës dhe testimi i rregullt i acidit nukleik. Gjithashtu, duhet të dezinfektohen rregullisht pajisjet e transportit të ushqimeve të ngrira të importuara dhe të krijohet sistemi i regjistrimit të informacioneve për të gjurmuar personat, mallrat dhe makinat përkatëse.

Udhëzuesi kërkon që, nëse ndonjë ushqim i importuar ose ambalazh ushqimor testohet pozitiv për koronavirusin e tipit të ri, duhet të merren menjëherë masa për të ndërprerë rrugët e përhapjes. (Fani/Artan)