Në Kinën kontinentale të dielën nuk u raportua asnjë rast i ri i Covid-19 i transmetuar në vend. Deklarata u bë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.
Në raportin e përditshëm të Komisionit thuhet se tetë raste të importuara u konfirmuan të dielën në territorin e Kinës, duke përfshirë tre në Sichuan, dy në Guangdong dhe një përkatësisht në Shanxi, Jiangsu dhe Shaanxi.
Deri në fund të së dielës, një total prej 3701 rastesh të importuara janë raportuar në Kinën kontinentale. Nga këta, sipas komisionit, 3348 janë njerëz janë shëruar dhe 353 të tjerë që po trajtohen në spitale, por nuk ka raste vdekjesh mes tyre, bën të ditur “Xinhua”. (Irma)