Teoritë e konspiracionit dhe keqinformimit ushqejnë mosbesimin ndaj vaksinave. Sipas një studimi të fundit të botuar nga “Reuters”, që ka marrë në analizë 8000 njerëz në SHBA dhe Britani, zbuloi se më pak se 55 për qind e tyre do të paguanin patjetër për një vaksinë Covid-19. Dhe shkencëtarët vlerësojnë se kjo përqindje, pra 55 për qind, është e nevojshme për të siguruar të ashtuquajturin "imunitet tufe".

“Vaksinat funksionojnë vetëm nëse njerëzit i marrin. Keqinformimi luan në ankthet ekzistuese dhe pasigurinë rreth vaksinave të reja (COVID), si dhe platformave të reja që po përdoren për t'i zhvilluar ato”, -tha Heidi Larson, profesoreshë në “London School of Hygiene & Tropical Medicine”, që bashkëdrejtoi studimin.

Nga pjesëmarrësit në studim, 3000 të anketuar në secilin vend ishin të ekspozuar mes qershorit dhe gushtit ndaj lajmeve jo të sakta që qarkullonin gjerësisht në mediat sociale në lidhje me një vaksinë COVID-19.

Përpara se të ekspozoheshin ndaj keqinformimit, 54% e personave në Britani thanë se patjetër që do ta pranonin një vaksinë, ashtu si 41.2% në Shtetet e Bashkuara. Por pasi ranë në kontakt me dezinformimin në internet, ky numër ra me 6.4 pikë përqindje në grupin e Britanisë dhe me 2.4 pikë përqindje në SHBA. Po ashtu, sipas studimit, gratë kishin më shumë gjasa sesa burrat të refuzonin një vaksinë Covid 19. (Irma)