Kina i kushton vëmendje të madhe garantimit të sigurisë dhe të efektshmërisë së vaksinave kundër COVID-19 në zbatimin e rreptë të standardeve, ligjeve dhe rregulloreve ndërkombëtare, tha zëdhënësi i diplomacisë kineze Wang Wenbin në një konferencë shtypi të organizuar të enjten.

Ai i tha këto pasi rregullatori i shëndetësisë i Brazilit miratoi rinisjen e provave klinike të një vaksine kineze pas ndërprerjes dyditore.

Sipas tij, katër vaksina kandidate kineze kanë hyrë në fazën e tretë të provës klinike në disa vende dhe të gjitha janë të sigurta.

“Shumë vende kanë vlerësuar lart vaksinat kineze dhe kompanitë tona kanë bërë përpjekje brenda mundësive që kanë për të zhvilluar vaksina, me përmbushjen e rregulloreve dhe të shkencës”, shtoi zëdhënësi. (Zhang Yan/Albana)