Tianjin përfundoi testimin në shkallë të gjerë te të gjithë banorët dhe punëtorët në rrugën “Hangu”, Blloku A dhe B, të zonës logjistike të zinxhirit të ftohtë në portin e peshkimit në “Binhai New Area” të mërkurën në mëngjes.

Sipas Zyrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemisë në qytet, mostrat u morën nga më shumë se 65.000 banorë dhe 370 punëtorë të zinxhirit të ftohtë dhe të gjitha rezultatet ishin negative për koronavirusin, bën të ditur “China Daily”.

Zonat u klasifikuan si me rrezik të mesëm për Covid-19 të martën, pasi një 38-vjeçar doli pozitiv. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve filloi menjëherë hetimet epidemiologjike. Rezultatet treguan se rasti i konfirmuar mund të ishte infektuar për shkak të kontaktit me mallra të kontaminuar nga koronavirus i ri, tha një zyrtar lokal për “CCTV News”. (Elona)