Qyteti jugor kinez Shenzhen ka vendosur të zbatojë një rregullore lokale shëndetësore, që fillon më 1 janar, për të lejuar punonjësit të gëzojnë pushime të paguara, raportoi gazeta "Punëtorët e Përditshëm". Rregullorja e re u miratua në një takim të Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të qytetit, duke synuar mbrojtjen më të mirë të shëndetit fizik dhe mendor të punëtorëve, bën të ditur “China Daily”. Punëdhënësve u kërkohet të zbatojnë politikën e pushimit të paguar dhe të rregullojnë rotacionin për punonjësit, për të lehtësuar barrën fizike dhe mendore, sipas rregullores. Departamentet e burimeve njerëzore dhe sindikatat duhet të forcojnë mbikëqyrjen dhe inspektimet e punëdhënësit mbi zbatimin e rregullores. Përdoruesit kinezë të internetit kanë shprehur mbështetjen e tyre për rregulloren e re, por ende janë të shqetësuar për zbatimin. Megjithëse pushimi i paguar është përfshirë në ligjin e punës të vendit prej më shumë se 20 vjetësh, pak punëtorë mund ta shijonin atë. (Elona)