Bashkëpunimi për vaksinat mes Kinës dhe vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) është bërë një pikë kryesore në luftën kundër pandemisë, deklaroi këshilltari i Shtetit Kinez dhe ministri i Jashtëm Wang Yi.

Wang i bëri komentet në takimin ministror Kinë-GCC përmes video-konferencës, duke shtuar se prova e parë klinike në botë e fazës së tretë të vaksinës për koronavirusin, e kryer nga Kina me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin, ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme me 44.000 njerëz të vaksinuar.

“Kina i kushton një rëndësi të madhe dhe është e gatshme t'u përgjigjet në mënyrë aktive nevojave aktuale të njerëzve në rajon për vaksina dhe ndërmerr veprime konkrete për të promovuar ndërtimin e një komuniteti shëndetësor me vendet e GCC”, -tha Wang.

Duke theksuar se Kina dhe vendet e GCC duhet t'i përmbahen multilateralizmit, Wang tha gjithashtu se Kina do të vazhdojë të mbështesë vendet e GCC për të ruajtur sigurinë e tyre politike dhe stabilitetin shoqëror dhe për të ndjekur rrugën e zhvillimit të pavarur. (Elona)